Solidaritet/ Teatri “Migjeni” vendos dy imazhe të Teatrit Kombëtar

Në hyrje të teatrit Migjeni në Shkodër janë vendosur prej ditës së sotme dy imazhe të Teatrit Kombetar.

Në njërën prej tyre është godina e teatrit dhe në tjetrën e mbeshtjellë me flamurin kombëtar dhe e marre në duar prej aktores se madhe, nderi i kombit Roza Anagnosti.

Ditën e djeshme, të rinjtë e teatrit të Shkodrës protestuan në heshtje dhe me pankarta në duar, në të njëjtën orë me “Aleancën për mbrojtjen e teatrit” në Tiranë.

Rrafshimi i Teatrit Kombëtar nuk u përjetua aspak mirë prej tyre, aq më shumë kur janë në hapat e para të një rruge të gjatë dhe aspak të lehtë si ajo e artit.

Teatri Kombëtar u shemb në orën 04:30 të mëngjesit më 17 maj.

SHKARKO APP