Solidarizohen dhe studentët shqiptarë në Gjermani, ndihma për banorët e prekur nga tërmeti
Aktualitet E Premte, 29 Nëntor 2019 13:26
Studentët shqiptarë që studiojnë në Universitetet e Marburgut dhe Frankfurtit në Gjermani nuk kanë harruar vendin e tyre dhe kanë bërë një akt qytetarie për banorët e prekur nga tërmeti.
Ata së bashku janë solidarizuar dhe kanë nisur ndihma në veshje dhe ushqime me linjat e autobusëve Gjermani-Shqipëri.
Në këtë situatë tragjike që po kalon Shqipëria studentet kanë dhënë kontributin e tyre në ndihmë të shqiptarëve.