Sollaku: Nuk lejohet që prokurorë të huaj të hetojnë aferën CEZ

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku shprehet se hetimi nga prokurorë ndërkombëtarë mund të realizohet vetëm nëse do të ketë ndryshime kushtetuese që e rregullojnë këtë hetim.

“Nëse ligjvënësi do të ndryshojë kuadrin ligjor për të lejuar hetimin ndërkombëtar të ndonjë çështjeje, së pari, duhet të ndryshojë Kushtetutën, e cila përcakton se ndjekja penale bëhet nga Prokuroria me prokurorë shqiptarë”, u shpreh dje Sollaku.

Sipas tij, kuadri aktual ligjor i Republikës së Shqipërisë u jep të drejtë hetimi vetëm përfaqësuesve të institucioneve shqiptare. “Kuadri kushtetues i Shqipërisë për hetimet penale nuk lejon veprimet hetimore nga persona jashtë subjekteve që parashikon Kushtetuta dhe ligji procedurial penal, që do të thotë, nga prokurorët shqiptarë dhe nga oficerët e policisë gjyqësore”, u shpreh ish­Prokurori i Përgjithshëm. Nisur nga precedenti i hetimit të çështjes Hajdari nga prokurorja norvegjeze, ish-Prokurori i Përgjithshëm shprehet se hetim ka qënë i jashtëligjshëm, "por u lejua nga mazhoranca he opozita e asaj kohe për shkak të situatës në të cilën ndodhej vendi./Panorama

SHKARKO APP