Solli në jetë foshnjën, 22 vjeçarja e infektuar me COVID-19 në gjendje të rëndë

Një foshnjë ka ardhur në jetë nga një nënë e infektuar me COVID-19 në spitalin Shefqet Ndroqi.

22-vjeçarja ka sjellë në jetë foshnjën, ndërsa tashmë ndodhet në gjendje të rëndë, e intubuar.

Foshnja është sjellë në jetë me anë të një ndërhyrje cezariane, në bashkëpunim me spitalin “Koço Gliozheni”. E reja ishte në muajin e fundit të shtatzënisë, ndërsa aktualisht ndodhet në gjendje të rënduar.

Kujtojmë se ditën e djeshme humbi jetën një 28-vjeçare nga Elbasani e cila, po ashtu ishte shtatzënë dhe mjekët u detyruan, që me anë të një cezariani, të sillnin në jetë foshnjën edhe pse e reja ishte në muajin e shtatë.

SHKARKO APP