Sondazhi/ 37.6% e qytetarëve në Durrës, besojnë mjaftueshëm tek qeverisja ”Rama 3”
Sipas sondazhit të kryer nga Top Channel në bashkëpunim me Angi Richerce, duket se pjesa më e madhe e qytetarëve të Durrësit kanë mjaftueshëm besim tek qeverisja e kryeministrit Rama.
Janë 37.6% e qytetarëve të bashkisë Durrës që kanë mjaftueshëm besim tek qeverisja e kryeministrit Rama ndërsa 15.8% e tyre kanë shumë besim në qeverisjen e tij. 32.5% e qytetarëve kanë pak besim në qeverisjen e Ramës ndërsa 14.1% e tyre nuk kanë aspak besim tek qeverisja e kryesocialistit.
Intervistat janë kryera për periudhën 20 mars deri më 2 prill. Nga 2487 persona që janë marrë në pyetje, vetëm 811 prej tyre kanë dhënë përgjigje të plota ndërsa pjesa tjetër ishte e pavlefshme. Sa i takon marzhit të gabimit në këto intervista është 2.2 përqind ndërsa metodologjia e përdorur është me anë të telefonatave dhe nëpërmjet webit.
Bashkia e Durrësit ka disa karakteristika, prej 23 vitesh qeveriset nga të majtët. Në sondazhet në vijim zbulohet se si pritet që qytetarët e Durrësit ta përceptojnë ndryshimin apo jo të 23 viteve. /TCH/