Sondazhi/ 8% e qytetarëve vlerësojnë pozitivisht punën e opozitës
Gjatë periudhës 22 shtator-02 tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri-Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me situatën ekonomike dhe politike në vend.
Qytetarët kanë dhënë vlerësimin e tyre për punën e opozitës. Ata që e vlerësojnë pozitivisht punën e opozitës janë 8% e qytetarëve. Ndërkohë 70% e tyre kanë vlerësim negativ për punën e opozitës dhe 20% kanë vlerësim neutral.
Nga qytetarët që kanë votuar PD dhe aleatët në vitin 2021, 20.2% e tyre kanë vlerësim pozitiv për punën e opozitës, 44.8% e tyre vlerësim negativ dhe 35% vlerësim neutral.