Sondazhi, 87% kërkojnë që procesi mësimor të zhvillohet në shkolla

Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP) ka publikuar të dhënat e një sondazhi mbi mënyrën se si prindërit, nxënësit dhe mësuesit dëshirojnë të fillojë viti shkollor 2020-2021.

Nga pjesëmarrësit në këtë pyetësor, 87% u shprehen se procesi mësimor mund zhvillohej si zakonisht në shkolla, me grupe të vogla nxënësish, me orë mësimore të reduktuara dhe me turne, ose i kombinuar edhe me mësim online duke respektuar rregullat e higjienës dhe distancimit fizik.

Të dhënat e këtij sondazhi vijnë nga deklarimet e nxënësve, prindërve dhe mësuesve në lidhje me fillimin e vitit shkollor 2020-2021, ku në total ishin 135 221 veta: 18 665 mësues, 60 248 nxënës dhe 56 308 prindër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?