Sondazhi/ Amerikanët: Biden është shumë i vjetër për një mandat të dytë
Presidenti amerikan Joe Biden e ka bërë gjithë kombin në një mendje, edhe pse jo siç do të donte ai.
Një sondazh i publikuar dje të tregon besimin e gjerë publik se ai është shumë i vjetër për të qenë efektiv në një mandat të dytë.
Ky është rezultat i sondazhit të The Associated Press-NORC Qendra për Kërkime për Marrëdhëniet Publike.
AP raporton në sondazh se 77 për qind thanë se Biden është shumë i vjetër për të qenë efektiv edhe për katër vite të tjera. Jo vetëm 89 për qind e Republikanëve e thonë këtë, por njësoj mendojnë edhe 69 për qind e demokratëve.
Kjo pikëpamje është tek të gjitha grupmoshat, jo vetëm nga të rinjtë.
Sondazhi me 1,165 të rritur u krye nga datat 10-14 gusht 2023, duke përdorur një kampion të nxjerrë nga NORC i bazuar në probabilitet.
Marzhi i gabimit të kampionimit për të gjithë të anketuarit është plus ose minus 3.8 pikë përqind.
Mesazhi i qartë i sondazhit siç përcaktohet nga raporti i AP është se amerikanët po thonë që janë me të renë, ose të paktën dikë më të ri se demokrati 80-vjeçar Biden.
Kjo nuk është hera e parë që mosha e Bidenit është vënë re si nga publiku i gjerë ashtu edhe nga votuesit e synuar.
Biden është presidenti më i vjetër në detyrë në historinë e SHBA-së dhe nëse ai rizgjidhet në vitin 2024 dhe shërben një mandat të plotë, ai do të jetë 86 vjeç kur të largohet nga detyra në vitin 2029.