Sondazhi/ Bie rëndësia e qytetarëve për zgjedhjet lokale të 14 Majit
Qytetarët e Tiranës nuk i konsiderojnë aq të rëndësishme zgjedhjet lokale të 14 Majit, sa i konsideronin një muaj më parë. Me afrimin e datës së zgjedhjeve duket se ka rënë edhe rëndësia që ata kanë tek votuesit pasi numri i atyre që i konsideronin të rëndësishme zgjedhjet lokale ka rënë nga 80.5% që ishte në shkurt në 74.1% në mars. Ndërsa numri i atyre që i konsideron zgjedhjet lokale të pa rëndësishme është rritur nga 18.5% që ishte në shkurt në 25.6% në mars.
Kur i shohim politikisht ata që si kanë të rëndësishme zgjedhjet lokale të pa identifikuarit politikisht nga shkurti në mars janë rritur me 16% pasuar nga votuesit e djathtë që po ashtu i shohin zgjedhjet të pa rëndësishme 7.4% më shumë se në shkurt dhe votuesit e majtë i shohin zgjedhjet lokale më pak të rëndësishme 3% më shumë se në shkurt.
Por qytetarët e Tiranës janë më të informuar për zgjedhjet lokale se sa ishin një muaj më parë pasi ata që kanë dijeni se në 14 majë ka zgjedhje nga muaj shkurt ku ishin 81% janë bërë 89.1% në mars. Ndërsa ata që kishin dijeni që ka zgjedhje lokale por nuk dinin datën kanë pësuar një rënie nga shkurti në mars me 5.9%, rënie kanë pësuar edhe ata që nuk e dinin fare që ka zgjedhje me 1.5%.