Sondazhi i Notto në RTV Ora/ Shima: Ka përpjekje për ta ndikuar, u bëj thirrje palëve që t’i ndalin këto lëvizje!

Në një intervistë për RTV Ora, drejtori ekzekutiv i informacionit në RTV Ora, Brahim Shima u shpreh se sondazhet e para mbi zgjedhjet e e 25 prillit në RTV Ora do të jepen në 19 janar.

Shima tha se kanë filluar përpjekjet apo format për të ndikuar në formën se si do të jepet ky sondazh.

Shima: Sondazhet e para mbi zgjedhjet e e 25 prillit në RTV Ora do të jepen në 19 janar. Notto e ka treguar se është ndër të vetmit që e ka arritur të gjejë rezultatin, me gjithë terrenin e vështirë shqiptar, ku e vërteta e votës nuk thuhet lirshëm. Notto e ka gjetur rezultatin, por ndryshimi këtë vit është se ne si TV jemi nën sekuestro dhe kjo e vështirëson akoma më shumë situatën. Mund të them se kanë filluar përpjekjet apo format për të ndikuar në formën se si do të jepet ky sondazh. Për të gjithë ata që kanë filluar përpjekjet për të ndërhyrë, dua të sqaroj se askush nuk do të ndërhyjë te programacioni dhe në lajme, por tashmë me sondazhin kanë filluar edhe lëvizjet e para të çuditshme.

Për Shimën, këto lëvizje janë një formë presioni dhe shtoi se kanë filluar përpjekjet apo format oër të ndikuar në formën se si do të jepet ky sondazh.

Shima: Sondazhi do të jepet në kohën e parashikuar dhe do të doja të bëja thirrje që të gjitha palët të ndalonin përpjekjet dhe të lejonin punën e ekspertëve. Sondazhet nuk vendosin fituesin, por janë shqiptarët ata që flasin. Herën e fundit asnjërës palë nuk u pëlqeu sondazhi, por sondazhi doli i saktë. E vërteta është ajo që duhet thënë në fund të fundit. Për mua këto lëvizje janë presion. Sondazhet jepen në kohë reale dhe askush nuk ka kohë që të ndërhyjë. Sondazhet zgjedhore fillojnë me shpalljen e fushatës zgjedhore zyrtare dhe ato paraprake me debatet publike, debate të cilat zakonisht fillojnë 1 vit më parë.

Shima theksoi se nëse ndalohet sondazhi i RTV Orës dhe u lejohet televizioneve të tjera, atëherë kjo është një treguar se shteti të vendosë që t’i heqë shikuesit.

Shima: Sondazhi do të këtë pyetje se si do të votonin nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, do të ketë pyetje nëse do të votojnë apo problematikat që shohin te qeveria dhe opozita. Të gjitha këto do të shihen në kohë reale në RTV Ora, duke filluar qysh në datë 19 janar. Partitë politike nuk e kanë kulturën akoma që ta kuptojnë një sondazh dhe të orientojnë strategjinë e tyre. Ne jemi nën sekuestro dhe unë dua t’i besoj fjalës së dhënë që nuk do të ndërhyhet në programacion. Nëse ndalohet sondazhi i RTV Orës dhe u lejohet televizioneve të tjera, atëherë kjo është një treguar se shteti të vendosë që t’i heqë shikuesit. Nëse do të ketë presion ndaj gazetarëve do të jem unë i pari për ta denoncuar. Por deri më tani nuk ka një sinjal për tentativa të tilla.

SHKARKO APP