Sondazhi i Piepolit/ PS shënon rritje në Gjirokastër, por merr 3 mandate si në 2021
Pjesa më e madhe e qytetarëve të qarkut Gjirokastër besojnë se PS-ja duhet të jetë forca që duhet të drejtojë vendin edhe për katër vitet e ardhshme. Sipas sondazhit të institutit të Piepolit, në bashkëpunim me Report TV, 54.1% e qytetarëve të këtij qarku thonë se do të votojnë për PS në zgjedhjet e 11 majit, ndërsa 34.8% për koalicionin e Sali Berishës. PS ruan 3 mandatet si dhe PD 1 mandat. PS ka një rritje të lehtë në përqindje, ku do merrte 54.1% të votave nga 53.8% në 2021. PD një rënie të ndjeshme nga 43.3% në 2021 në 34.8%, një humbje prej 8.5%, por gjithsesi mban 1 mandat. Partitë e tjera nuk arrijnë të marrin asnjë mandat.
KOHA JONË SONDAZH

