Sondazhi i Report Tv! 62% e shqiptarëve duan burgosjen e Sali Berishës në qeli!

Prej 30 dhjetorit 2023, Sali Berisha është në izolim në banesë, pasi Gjykata e ka lënë në ”arrest shtëpie”.

Shumica e shqiptarëve e duan Berishën në burg. 62.6% e qytetarëve që janë pyetur në sondazhin e përmuajshëm të ”Report Tv” në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën janë dakord që SPAK t’i kërkojë GJKKO ”arrest në burg” për Berishën. 51.5% e qytetarëve thonë “po” SPAK të kërkojë arrest në burg, ndjekur nga 11.1% që përgjigjen “ndoshta po”.

Sipas shifrave të sondazhit që u publikuan në emisionin “Repolitix”, 14.7% nuk janë të vendosur nëse Berisha duhet të burgoset apo jo, ndërsa 22.7% shprehen kundër mbylljes së ish kryeministrit të akuzuar për korrupsion në qeli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?