Sonila Meço ”rrëzon” Edi Ramën me dy FOTO

A ka pak dinjitet në reagime? Në përpjekjen për të stigmatizuar reagimin e njerëzve, ndaj asaj që konsiderojnë padrejtësi, kuptoj dënimin e dhunës dhe si nënë që rris një vajzë në këtë vend ligështohem për çdo pasiguri.

Por kur argumenti kundra është se pamjet e djeshme na çojnë një hap pas ëndrrës europiane, këtu ndalem ca dhe ftoj sidomos njerëz të medias që e bëjnë këtë. Sepse pikërisht ata kanë transmetuar pamje të ngjashme nga çdo vend i Bashkimit Europian, ku zemërata ndaj asaj që konsiderohet padrejtësi ka ofruar pamje të ngjashme.

Ja shembujt, të përzgjedhur nga protesta krejtësisht qytetare, për arsye të ngjashme: shtrëngim laku në fyt prej masave sipas tyre të padrejta nga pushteti:

Swiss Digital Desktop Reklama

Foto 1: Paris, Francë. Taksistët protestojnë dhunshëm ndaj masave favorizuese për privatët e Über Taxi

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

Foto 2: Frankfurt, Gjermani. Qytetarët prostesojnë ndaj masave shtrënguese ditën e hapjes së zyrave të reja të Bankës Qendrore Europiane

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?