Sonila Meço: Si ndjeheni kur u ndeshni mosmirënjohje?

 

Nga Sonila Meço*/

Ma thoni hapur: si ndiheni kur ndeshni mosmirenjohje? Kur keni bere nje pune te paqme dhe krejt papritur ( ne fakt nuk jam me Liza, por kjo mbetet gjithsesi bota e cudirave) dikush, disa dynden me buje ta pervetesojne si merite te tyren?

E shihni foton?

Me Qetsorin tek Surpriza je Ti kemi njoftuar nismen me te re tonen ne bashkepunim me nje biznesmen me zemer te madhe. Te investojme ne ambjentet e shkaterruara te shkolles Luigj Gurakuqi. Qetsori per dite me radhe mori rrefimet e mesuesve, drejtorit, femijeve per makthin e punes dhe edukimit ne ato ambjente. Siguruam fondet, prezantuam historite: shteti nuk qe ndalur aty ne dekada, zemra e askujt nuk kish pompuar me fort kur rastesisht permendej emri i asaj shkolle… Si ne shume raste te tjera, 'viktimat' nuk i shkruajne autoriteteve, por Agon Channel. Dhe ne u gjendem aty, Qetsori cdo jave ndiqte punimet, s'qe asnje dite as kryetari i bashkise, as ministrja e arsimit, askush nga ata qe krekoseshin sot ne perurimin e ambjenteve, te realizuara me nismen e punen e perbashket te Agon Channel e nje biznesmeni me zemer te madhe.

Dhe ne revolten e natyrshme pas kesaj maskarade, ku askush nuk permend nismetaret dhe ata qe e siguruan kete mundesi, mendoj e para per fuqine shkaterruese te mosmirenjohjes mes nesh dhe per pasojat e mbylljes se nje medieje, qe arrin atje ku asnje pushtetar nuk denjon te shkele. Por keta te fundit kane aftesine te arrijne atje ku nuk arrijme dot ne qe ende kemi cipe ne fytyre e pasion nder vena, te guxojne te marrin meritat per punen e njerezve qe duhet t'u garantojne jete me te mire. E kjo me ben te rikthehem tek Liza, e te rrekem te kuptoj ne boten e cudirave se ky mund te jete dhe shkaku pse levat e energjise elektrike lene pa pune 410 punonjes te medias, e pa drite te vertetat e hidhura te nje sistemi qe mbajme ne kembe me mosmirenjohje e djallezi.

*Status i publikuar në FB

SHKARKO APP