Soreca: BE në krah të Shqipërisë, 4 mln euro ndihmë për shëndetësinë
Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, në Ditën e Europës, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u shpreh se janë 230 mln euro të përcaktuara për Shqipërinë, ku 4 mln do të shkojnë menjëherë për shëndetësisë, por edhe pajisjet për personelin mjekësor.
“230 mln euro janë përcaktuar për Shqipërinë, 4 mln menjëherë për shëndetësisë, por edhe pajisjet për personelin mjekësor, do të vijojmë edhe këtë javë. 45 mln euro të tjera do të jenë gati në korrik për mbrojtjen sociale për pjesën më të cenueshme të shoqërisë. BE ka vendosur 480 mln euro për huamarrje, do të jenë të disponueshme në fillim të korrikut. BE-ja në rajon është donatori më i madh këtu dhe është e rëndësishme të mos e harrojmë. Do të ketë edhe një plan ekonomik të investimeve në 6 mujorin e dytë të vitit për rimëkëmbjen, transportin, energjinë dhe infrastrukturën. Data 25 mars për çeljen e negociatave është historike, Shqipëria është në segmentin e fundit të reformave“, tha Soreca.