Soreca: BE po punon në të gjitha frontet për koronavirusin, jemi në kontakt me qeverinë shqiptare

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, reagon për përhapjen e koronavirusit në Shqipëri. Në një mesazh në “Twitter”, Soreca shprehet se BE po punon për koordinimin e veprimeve në të gjitha frontet përfshi dhe bashkëpunimin me qeverinë shqiptare.

Soreca shton se BE ka kontakte me qeverinë shqiptare dhe është gati të mbështesë përpjekjet e koordinuara në luftën kundër koronavirusit.

STATUSI I LUIGI SORECA

BE po punon në të gjitha frontet për të trajtuar shpërthimin e COVID- 19, përfshirë koordinimin e veprimeve të Shteteve Anëtare dhe mobilizimin e ndihmës financiare.
Ne jemi në kontakt të ngushtë me Shqipërinë Flag të Qeverisë së Shqipërisë, të gatshëm të mbështesim përpjekjet e tyre për një përgjigje të koordinuar.

SHKARKO APP