Soreca: Dialogu politik i detyrueshëm

Në konferencën XVI e komisioneve parlamentare për Integrimin Europian të shteteve pjesëmarrëse në procesin e stabilizimit dhe asocimit të Europës Juglindore, Ambasadori i BE-së në Tiranë, nënvizon rëndësinë e dialogut edhe pse koshient se ky dialog sidomos mes partive shpesh nuk është i lehtë.

“Parlamenti është simbol i dialogut politik. Ju e dini më mirë se unë se dialogu politik nuk është gjithmonë i lehtë ndërkohë që është kryesor për progresin ekonomik dhe social të çdo shteti. Është dhe i detyrueshëm për të ecur përpara drejt integrimit europian. Dialogu është i rëndësishëm jo vetëm brenda një vendi por dhe mes vendeve dhe qeverive të rajonit. Stabiliteti dhe prosperiteti nuk mund të arrihet në izolim”.

Soreca nënvizoi se BE është krah Shqipërisë dhe kjo u konfirmua dhe nga mbështetja që BE dha Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?