Soreca: Funksionaliteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese, hap kryesor për t’u ulur në tryezën e parë ndërqeveritare
Ambasadori i BE, Luigi Soreca pas miratimit të anëtarit të ri për Gjykatën Kushtetuese Altin Binajt nga Kuvendi i bën thirrje KED që pa vonesa të dërgojë listat e kandidatëve që do përzgjidhen nga Presidenti.
Sipas Soreca-s, funksionaliteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese është hap kryesor për të shënuar fillimin e tryezës së parë ndërqeveritare për bisedimet e pranimit mes Shqipërisë e BE.
STATUSI NGA SORECA
Sot Parlamenti Shqiptar ka caktuar Z. Altin Binaj si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, duke u bazuar në
opinionin e qershorit të kaluar nga Komisioni i Venecias. Kjo sjell funksionalitetin e plotë të Gjykatës. Është thelbësore tani që KED të finalizojë pa vonesë listat për anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës është një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për fillimin e IGC-së së parë për bisedimet e pranimit midis Shqipërisë dhe BE.