Soreca ikën sërish nga Shqipëria: Në 3 muaj kemi përmbushur misionin për Shqipërinë në BE

Ambasadori i komanduar i delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka përfunduar sot detyrën e tij në vendin tonë.

Ai thotë se në këto 3 muaj ka përmbushur misionin për të mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt integrimit. Luigi Soreca u rikthye në 1 shtator në krye të delegacionit të BE-së në Shqipëri, pas largimit të Christine Hohmann.

“Ishte një nder dhe kënaqësi të drejtoja sërish ekipin e madh të Delegacionit të BE-së në Shqipëri. Në tre muajt e fundit, ne kemi përmbushur shkëlqyeshëm misionin tonë për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së. Faleminderit shumë për përkushtimin dhe qëndrueshmërinë tuaj! Vazhdoni punën e shkëlqyeshme derisa të bashkoheni me BE-në”, shkruan Soreca, krahas postimit të disa fotove me stafin e delegacionit.

SHKARKO APP