Soreca: KE 180 milionë euro kredi për Shqipërinë, ndihmë për të mbrojtur qytetarët dhe ekonominë
Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca sqaron se propozimi i KE për t’i dhënë Shqipërisë 180 milionë euro do të jetë kredi në terma të favorshme.
Soreca thotë se ky fond do të jetë për të mbrojtur qytetarët dhe për të minimizuar efektet negative në pasojat në ekonomi.
STATUSI NGA LUIGI SORECA
Ndihma BE për Shqipërinë në kohën e COVID19 shënon një tjetër hap të rëndësishëm. Në krye të ndihmës së mëparshme,
KE propozon të ndahen 180 milion € në formë kredie me kushte shumë të favorshme për të ndihmuar në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbutjen e pasojave negative socio-ekonomike.
#EU??assistance to #Albania??in times of #COVID19 marks another important step. On top of previous assistance, @EU_Commission proposes to allocate 180 M€ to??in form of loans on highly favourable terms to help protecting citizens & mitigating negative socio-economic consequences https://t.co/OghFD2R2We
— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) April 22, 2020