Soreca: Konsensus për Integrimin. Ja çfarë kërkohet nga ekipi i negociatorëve
Këtë të martë tek Pallati i Kongreseve, po mbahet mbledhja e zgjeruar e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Në fjalën e tij, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca tha se shumë shpejt BE-ja do të prezantojë metodologjinë e kuadrit negociues për vendin dhe se në këtë proces të gjitha palët duhet të tregojnë vullnet dhe bashkëpunim të fortë. Soreca theksoi se e thelbësore në këtë proces është që palët të ruajnë frymën e bashkëpunimit, pasi sipas tij, negociatat e suksesshme të anëtarësimit kanë qenë të bazuara tek “konsensusi i thellë gjithëpërfshirës kombëtar”.
“Qeveria ka përgjegjësinë kryesore për të udhëhequr ndryshimet e kërkuara, në fakt duhet një përpjekje e gjithë shoqërisë dhe një bashkëpunim i të gjithë palëve drejt një objektivi të përbashkët. 25 marsi 2020 ishte një datë historike për Shqipërinë dhe ju përgëzoj të gjitha palët që jeni bërë së bashku për reformën zgjedhore duke treguar frymën e konsensusit. BE do të prezantojë së shpejti kuadrin negociues për vendin dhe do të përcaktojë rregullat e reja të lojës për anëtarësimin në BE. Gjithçka është në duart tuaja, BE i ka kërkuar qeverisë të ndërmarrë të gjitha hapat që e sjellin më afër BE. Plani i veprimit që prezantohet sot trajton kushtet dhe është mirë që puna të vijojë në mënyrë paralele për të gjithë këta elementë dhe ta mbështesim Shqipërinë . Negociatat kërkojnë vullnet dhe 70 % e gjithë legjislacionit të BE duhet të vihet në zbatim të bashkive prandaj duhet një angazhim të plotë dhe konsultim me shoqërinë civile. Integrimi në BE nuk është më thjeshtë vetëm aspiratë dhe shtetet anëtare do të jenë shumë në pranë në këto proces pas prezantimit të metodologjisë”.