Soreca mesazh për infermierët në Shqipëri: BE ju mbështet
Kryeministri Edi Rama së bashku me ambasadorin e BE, Luigi Soreca dhe ministren Ogerta Manastirliun ndodhen në ambientet e Amfiteatrit në Tiranë, aty ku po zhvillohet një event për Ditën e Infermierëve.
Në nisje është mbajtur një minutë heshtje për të gjithë infermierët që humbën jetën nga Covid-19. Në fjalën e tij, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca tha se ata u bënë ura bashkëpunimi.
“Kundër këtij virusi dhe vaksinimi më lejoni që të falenderoj të gjithë infermierët e 4 spitaleve të Covid në Tiranë, por edhe në qytete. Dua të shpreh vlerësimin tim, për të gjithë që ishin në vijën e parë të luftës. Infermierët u bën ura bashkëpunimi, ne jemi të vetëdijshme se mungesa e stafeve për shkak të mbingarkesës janë çështje që duhet të adresohen, për të përmirësuar kushtet e punës dhe për t’i rritur ato profesionalisht dhe BE ju mbështet. Rreth 10 mln Euro vetëm për vaksinat e emergjencat”, tha Soreca.