Soreca: Muajt në vijim të rëndësishme për Shqipërinë

Në një kohë që Rumania merr  Presidencën e Këshillit, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca  ka paralajmëruar një vizitë të rëndësishme për vendin tonë në muajin shkurt.

“Është proges për sa i përket reformës në drejtësi. Është një progres për sa i përket kësaj fushe, gjithashtu drejtimit të SPAK. Kjo është e mirëpritur nga vendet e BE, ndërkohë që koha ecën, vizita e komisionerit Hanh është shumë e rëndësishme, për sa i përket reformës në drejtësi.

Vizitat e tyre e ndihmojnë ministrisë për t’u përgatitur. Në fund të shkurtit do të ketë vizitë të rëndësishëm. BE është e angazhuar në progresin e Shqipërisë dhe objektiva për sa i përket rrugës së Shqipërisë në BE. Është shumë i rëndësishëm dialogu konstruktiv i partive për të ardhmen e Shqipërisë. Muajt në vijim janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë që ta tregojë veten shumë të përgatitur. BE do të bëjë vlerësimin e tyre edhe gjatë këtyre kohëve. Në emër BE dua t’i uroj Rumanisë  dhe 6 muajt të shënojnë progres për Shqipërinë”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?