Soreca në Sarandë: BE jep 40 milion euro për turizmin
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, në kuadër të javëve europiane u ndal sot në qytetin e Sarandës.
Turizmi ishte në fokus të takimit të tij me kryetarin e Bashkisë, Adrian Gurma dhe operatorët turistikë. Ambasadori bëri me dije se 40 milion euro do të jetë financimi i BE-së për turizmin përmes projektit Albanian Destination Managment ( DMO Albania).
Soreca u shpreh se Shqipëria dhe Saranda kanë potencial të madh por ajo që mungon është koordinimi i të gjithë aktorëve të turizmit të një të vetëm.
Me herët ambasadori u prit në Bashkinë e Sarandës ku u prezantua me qytetin.