Soreca: Partitë e kandidatët të përqendrohen në programet e tyre tani

Luigi Soreca, Ambasadori i BE-së në Tiranë u ka bërë thirrje partive politike në vend që të përqendrohen të programet përkatëse për të përmirësuar jetën e qytetarëve.

Ai ka shpërndarë postin e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi përmes një postimi në Twitter, ku shkruan se aktorët politikë duhet të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Soreca: Ne pajtohemi me Ilirian Celibashin. Partitë politike dhe kandidatët duhet të përqendrohen tani në programet e tyre përkatëse politike dhe në reformat që ata synojnë të paraqesin për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ne kemi besim në të gjitha institucionet përkatëse dhe politike. Aktorët të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me vendimet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?