Soreca: Partitë politike të respektojnë rezultatin e KQZ
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, u bën thirrje shqiptarëve që të votojnë.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Soreca, teksa ka publikuar një foto krah ambasadores Amerikane Yuri Kim në Durrës, shkruan se palët politike duhet të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve q ë do të publikojë KQZ.
“Duke vizituar qendrën e votimit në në Durrës me Ambadadoren e SHBA. Shqiptarët kanë kohë të votojnë deri në orën 19:00. Më pas, të gjitha palët duhet të presin me durim për rezultatet dhe të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve që nxjerrë KQZ. “– shkruan ai.
Ndërkohë, së fundmi, në një postim në rrjetet sociale, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, shkruan se problematikat me identifikimin elektronik janë të ulëta.
“Problematikat me identifikimin elektronik (sjellje operatoresh + funksionalitet pajisje) janë në përqindje shumë të ulët. Në shumicën dërrmuese të qëndrave të votimit pajisja ka funksionuar dhe operatorët kanë bërë detyrën e tyre.”