Soreca për “Global FDI Report”: BE mbështet Shqipërinë në reformën e pronës, investitorët e huaj të…

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, tha në një intervistë për “Global FDI Report” se reforma e të drejtave pronësore, është ndoshta më e rëndësishmja për të ardhmen e  vendit.

“Të drejtat pronësore nënkuptojnë një copë toke, një pronë dhe një regjistrim. Për shkak të shtetëzimit të pronave tokësore të kryera nën komunizëm, pasuar nga një tranzicion disi i vështirë dhe i gjatë, ka pasur disa autoritete publike që lëshojnë tituj të ndryshëm të pronësisë për të njëjtën copë toke” tha Ambasadori i BE në Shqipërinë gjatë intervistës.

Soreca nënvizoi se BE do të jetë “përkrah” Shqipërisë në reformën e të drejtave pronësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Disa punë tashmë kanë filluar, por është e qartë se kjo është një reformë masive, e cila do të fillojë tani me mbështetjen e Bashkimit Europian. Ne do të ndihmojmë Shqipërinë me një hartë të re të regjistrimit të pronës”  theksoi  Luigi Soreca.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ambasadori i BE në Shqipëri nuk la pa përmendur se problemet me pronat, kanë “trembur” dhe larguar investitorët e huaj nga vendi.

“E di që investitorët e huaj janë të shqetësuar për momentin. Kishte një sondazh të fundit që u publikua disa ditë më parë nga një shoqatë gjermane, e cila deklaroi se investitorët gjermanë ishin të shqetësuar rreth trendit në politikë dhe kohës që po merr për të ndërmarrë reformën e të drejtave pronësore.

Kuptoj, sigurisht, se për një investitor të huaj, siguria ligjore rreth investimit është shumë e rëndësishme. Por unë shoh vullnetin e rëndësishëm politik nga shumica aktuale për të trajtuar këtë problem”  u shpreh Soreca.

Gjithashtu, Ambasadori i BE në Shqipëri, i bëri thirrje investitorëve të huaj të përqendrohen tek potenciali i vendit.

“Edhe në këtë situatë politike të vështirë, norma e  rritjes është mjaft e fortë, rreth katër për qind, ende i lartë krahasuar me disa vende të tjera në Evropë. Ka qenë e tillë në vitet e fundit dhe parashikimi është pak a shumë i njëjtë.

Ka investime interesante në infrastrukturë, të cilat janë të rëndësishme për investitorët e huaj. Pra, do të thosha se kuadri legjislativ po formohet në këtë moment, por mendoj se investitorët duhet të shohin Shqipërinë me interes si një treg potencial” nënvizoi Soreca.

Intervista e plotë: http://bit.ly/2I0j7Y5

/ SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?