Soreca publikon përfundimet e KE: BE në solidaritet me Shqipërinë
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka bërë publike rezultatet e Këshillit Europian, të mbledhur një ditë më parë, në kuadër të solidaritet për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit, si pasojë e të cilit 51 qytetarë humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.
Me një shënim në “Twitter”, Soreca thekson se BE-ja është në solidaritet të plotë më Shqipërinë në këtë kohë tepër të vështirë, pasi qindra persona kanë mbetur pa banesa.
“Përfundimet e Këshillit Evropian të 12 dhjetorit 2019: “Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit të fundit. Këshilli Evropian mirëpret njoftimin e Komisionit për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të organizuar një konferencë donatorësh”- shkruan Soreca.