Soreca: Realizimi i reformës zgjedhore brenda 31 majit lejon Shqipërinë të ecë përpara drejt BE-së

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Luigi Soreca, tha se është shumë e rëndësishme që të bëhet përparim në reformën zgjedhore.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca shkruan se realizimi i reformës brenda 31 majit lejon Shqipërinë që të ecë përpara drejt anëtarësimit në BE.

”E rëndësishme që të bëhet përparim në reformën zgjedhore në Këshillin Politik. Ne mirëpresim qëndrimin konstruktiv të marrë nga të gjitha palët dhe i ftojmë ata të vazhdojnë të punojnë me qëllim të arritjes së një marrëveshje të përgjithshme deri në datën 31 maj, duke lejuar Shqipërinë që të ecë përpara në procesin e anëtarësimit të tij.”, shprehet ambasadori Soreca.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Më herët, edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, vlerësoi arritjet mes palëve politike në mbledhjen e sotme të këshillit Politik dhe bëri thirrje për përfundimin e reformës brenda afatit të përcaktuar, që është data 31 maj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?