Soreca: Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë. Magjistratët e rinj të rezistojnë nga ndërhyrjet politike

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka reaguar sërish për Reformën në Drejtësi në vendin tonë, ndërsa jep dhe një mesazh për magjistratët e rinj.

Soreca thotë se shkolla e magjistraturës ka të ardhmen e reformës në drejtësi në duart e saj.

Mesazh i plotë i ambasadorit Soreca

Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë. Është mirë të shohësh se shumë të rinj shqiptarë janë të gatshëm të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë.

Ne i urojmë më të mirat aplikantëve të sotëm për magjistratë dhe ndihmës ligjorë, 277 kandidatë për 100 poste për këtë vit akademik. Shkolla ka të ardhmen e reformës në drejtësi në duart e saj – dhe Bashkimin Evropian në krah të saj.Shqipëria ka nevojë për magjistratë të rinj të cilët janë vërtet të pavarur, të gatshëm të rezistojnë nga ndërhyrjet politike dhe presioni i mediave.

SHKARKO APP