Soreca: Skuadrat tona, në çdo qendër votimi me 20 grupe monitorimi
Ashtu si SHBA, edhe BE po vëzhgon nga afër procesin zgjedhor në 6 bashkitë e vendit. Në një postim në rrjetet sociale, ambasadori i BE, Luigi Soreca, thekson se “skuadra evropiane ndodhet në terren me 20 grupe që monitorojnë procesin zgjedhor në qendrat e votimit”.
“Dita e zgjedhjeve 🗳 në Shqipëri 🇦🇱. #SkuadraEvropa 🇪🇺 në terren në Shkodër dhe në 5 bashkitë e tjera, me 20 grupe që monitorojnë procesin zgjedhor në qendrat e votimit. Kjo është një ditë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë, që po ushtrojnë të drejtën e votës.
Është radha juaj që ta bëni zërin tuaj të dëgjohet duke votuar. Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në 19:00. #VOTO BE-ja qëndron krah shqiptarëve në ditën e zgjedhjeve”, thekson ambasadori i Soreca.
KOHA JONË SONDAZH

