Soreca takon Dvoranin: BE mbështet punën e KED
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit të Emërive në Drejtësi, Ardian Dvoranin.
Në një postim në Twitter, Soreca thotë se Bashkimi Europian mbështet plotësisht punën e rëndësishme të Këshillit. “Mbështetja teknike dhe administrative është e nevojshme për Këshillin që ai të kryejë detyrat e tij të rëndësishme” thotë Soreca.
Tani që fillon vlerësimi dhe renditja e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, vijon më tej Ambasadori, është e rëndësishme që zbatimi i rregullave të brendshme të bëhet në një mënyrë që ruan pavarësinë e anëtarëve të Këshillit.
Today I met Ardian #Dvorani, Chair of the Justice Appointment Council. The #EU🇪🇺 fully supports the crucial work of the Council. Technical and administrative support is necessary for the Council to perform its important tasks. pic.twitter.com/8J219sIU2o
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) February 11, 2019
KOHA JONË SONDAZH

