Soreca takon Dvoranin: Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale sa më parë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka takuar ditën e sotme kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Përmes një njoftimi në Twitter, Soreca na bën me dije se në fokus të bisedës ka qenë puna për përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese. “Sot takova Ardian Dvoranin, kryetarin e KED, i cili më informoi me hapat e fundit të punës së Këshillit për përzgjedhjen e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, Inspektoriatin e lartë të Drejtësisë, në kuadër të Reformës në Drejtësi. Është thelbësore që gjykata Kushtetuese të jetë funksionale sa më parë”,-shkruan Soreca.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?