Soreca takon Ibrahimin: Sfidat janë përpara për të mbështetur progresin e bërë në funksion të fazës së re të reformës
Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, është takuar me kryetarin e KLP-së Gentian Ibrahimi.
Vetë Soreca bën me dije se e ka uruar Ibrahimin për punën e bërë deri më tani në KLP, duke theksuar se sfidat janë përpara për të mbështetur progresin e bërë në funksion të fazës së re të reformës së drejtësisë.
Thelbësore sipas Sorecës është të ruhet pavarësia dhe integriteti i sistemit të Prokurorisë, ndërsa siguron se KLP do ta ketë mbështetjen e BE.
“Urime kryetarit Ibrahimi për punën e bërë deri më tani nga KLP në Shqipëri. Sfidat janë përpara për të mbështetur progresin e bërë në funksion të fazës së re të reformës së drejtësisë. Thelbësore për të ruajtur pavarësinë dhe integritetin e sistemit të Prokurorisë. Bashkimi Evropian vijon të mbështesë punën e KLP-së”, shkruan ambasadori Soreca.