Soreca takon shqiptarin që krijoi platformën “Akademia.al”: Një nga evropianët që bën diferencën

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka takuar 23-vjeçarin shqiptar Dean Çelaj i cili gjatë pandemisë krijoi platformën arsimore online Akademi.al.

Kjo platformë u përdor nga studentë dhe mësues gjatë karantinës dhe më vonë.

Ata diskutuan se si BE mund ta mbështesë Çelajn në të ardhmen pasi për Sorecën ai është një nga europianët që bën diferencën.

Deani mishëron në mënyrë të përsosur profilin e të rinjve. I ndritshëm, inovativ dhe i përkushtuar për të punuar për komunitetin e tij. Platforma e tij arsimore multimediale është një shembull i të menduarit zgjuar. Ne diskutuam se si BE mund ta mbështesë atë në hapat e ardhshëm. Deani është një europianët që bën diferencën”, tha Soreca.

SHKARKO APP