Soreca: Urime deputetëve shqiptarë dhe kryetares së re Lindita Nikolla

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka uruar deputetët shqiptarë dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla për nisjen e punimeve të Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Në një postim në Twitter, ambasadori Soreca kërkon nga palët bashkëpunim për të çuar përpara reformat e Integrimit.

“Urime anëtarëve të Kuvendit të ri shqiptar dhe kryetares së re Lindita Nikolla. Roli i Parlamentit është kyç për pranimin në Bashkimin Europian. Ne presim që të gjithë anëtarët e Parlamentit të bashkëpunojnë dhe të çojnë përpara integrimin, një përparësi gjithëpërfshirëse për njerëzit”, shkruan Soreca.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?