Soreca vizitë në Kavajë e Kolonjë: Më shumë se 800 nxënës përfitojnë godina të rikonstruktuara

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ka vizituar ditën e sotme disa shkolla të vendit, rikonstruksioni i të cilave është financuar nga BE. Soreca ka qenë në Kavajë dhe Kolonjë, ku ka vizituar nga afër shkollat, por edhe proceset arsimore e sportive që zhvillohen atje.

Ambasadori nënvizon se ka qenë i pranishëm në shkollat “Mehmet Babamusta” dhe “Fiqeri Kurti” në Kavajë, ku më shumë se 800 nxënës, gëzojnë infrastrukturën e re. Ndërsa në Kolonjë, ai ka vizituar nga afër rikonstruksionin që po bëhet në godinën ku do të vendoset këshilli rinor.

Po ashtu Soreca shkruan në një postim në Twitter, se synimi i BE nuk është vetëm ngritja e infrastrukturës, por edhe edukimi dhe sjellja e vlerave gjithëpërfshirëse.

SHKARKO APP