SOS! Gjendje kolapsi e sistemit shëndetësor nga COVID-19!
Nga Sali Berisha.
SOS! Gjendje kolapsi e sistemit shëndetësor nga COVID-19. Në spitalet COVID 1 dhe 2 nuk ka vende. Ato janë të tejmbushur.
Nuk ka mjekë për hapjen e spitaleve COVID 3 dhe 4, ndonëse numri i rasteve të infektuara në ditë është 20 herë më i lartë sesa në kohën e hapjes së COVID1 dhe 2. Vetëm tre ditë më parë ka filluar trajnimi i infermierëve për spitalet COVID 3 dhe 4. Ky trajnim duhej bërë muaj më parë.
Të semurët janë në mëshirë të fatit, të dënuar dhe braktisur nga 127 “Alo alo paracetamol”! Javën që kaloi, nga sorollatjet kriminale vdiqën dy të sëmurë, një i ri 26-vjeçar dhe dje një 56-vjeçar.
Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnia vazhdojnë në mënyrë kriminale me manipulimet dhe mashtrimet e përditshme me shifrat e pandemisë, infeksioneve dhe vdekjeve nga COVID-19.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin kriminal, mashtrues dhe manipulues të Edvin Hajdutit dhe Ndrikull Hajnisë me pasoja direkte infektimin e papërmbajtur dhe vdekjet e shumta të qytetarëve nga COVID-19.
Lexoni mesazhet tronditëse të dy bluzëbardhëve!
Përshëndetje Doktor.
Jam mjek në shërbimin ambulator. Një lajm i hidhur miq. Sapo u ezauruan edhe kapacitetet e “Shefqet Ndroqit”. Sapo isha me një pacient me saturime 84, 56 vjeç, i cili kishte 10 ditë me temperaturë në shtëpi (plus me mjekim me antibiotik). Mjekja e shërbimit mezi e mbajti pasi kapacitetet kishin arritur në maksimum.
Ku është COVID 3 apo 4?! Skandali është afër, por fatkeqësisht kjo ka të bëjë me jetë njerëzish.
Unë kam ndenjur 1 orë e gjysëm mbrëmë tek spitali “Shefqet Ndroqi” për të gjetur një shtrat të lirë në Urgjencë për pacientin tim…Po habitem që paskan pranuar edhe sot.
Përshëndetje, i nderuar doktor Sali Berisha!
Unë që po ju shkruaj jam punonjëse në spitalin “Shefqet Ndroqi” (COVID 2). Dua t’ju informoj se situata këtu është alarmante dhe kapaciteti i pacientëve është mbi maksimumin, por më e zeza e kësaj qeverie mashtruese është se spitali COVID 3 apo COVID 4, që këta monstra reklamojnë se janë gati, nuk ka staf për t’i shërbyer pacientëve.
Para 3 ditësh kanë filluar të bëjnë trajnime me infermierë, ku në fakt duhej të ishin trajnuar gjatë verës dhe tashti të ishin në gatishmëri, por edhe nëse infermierët marrin trajnimin e duhur përsëri, problemi më i madh është se nuk ka mjekë të fushës në shërbim dhe do të kemi pasoja katastrofike!
Prandaj zgjodha që ta lançoj këtë problem te ju, sepse kur ne ngremë zërin, na kërcënojnë me largim nga puna! Ju lutem anonym, se jam familjare me 3 femijë!