Sot 16 500 mësues dhe drejtorë shkollash në testim

Rreth 16.500 mësues që janë në marrëdhënie pune dhe drejtuesit e shkollave do t’i nënshtrohen sot testimit për identifikimin e nevojave për zhvillimin e tyre profesional.

Pas implementimit të këtij instrumenti për mësuesit e Tiranës, ditën e sotme ai do të zhvillohet në 13-të Drejtoritë Arsimore Rajonale.

Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj deklaroi dje, për mediat se testimi do të zhvillohet në orën 11:00 deri në orën 13:00, në gjithë vendin, ndërkohë që në testim nuk do të futen mësuesit që kanë arritur shkallën e parë të kualifikimit dhe kanë mbi 20 vite eksperiencë pune.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qëllimi i këtij monitorimi nuk ka lidhje me lëvizjen e mësuesve apo situata të tjera punësimi, por ka të bëjë me hartën që Ministria e Arsimit dhe Sportit po ndërton për nevojat e formimit profesional të mësuesve”, deklaroi dje Malaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Zëvendësministres Malaj, nga monitorimi i qytetit të Tiranës dolën disa problematika që lidhen me menaxhimin e orës së mësimit, komunikimin, etikën, legjislacionin, etj.

Pyetjet e testimit janë hartuar nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit. Mësuesit do të vlerësohen në 4 fusha siç janë planifikimi, aspektet metodike-pedagogjike, stili i komunikimit dhe etika e përdorur nga punonjësit arsimor si edhe përgatitja shkencore e mësuesve dhe zhvillimi i tyre profesional.

Ky proces është thelbësor për cilësinë e shkollës shqiptare dhe lidhet me formimin profesional të mësuesve, duke e bërë më cilësore punën e tyre.

Në lidhje me raportin e fundit të Bankës Botërore, referuar rezultateve të Programit të Vlerësimit Ndërkombëtar të Nxënësve, PISA, Zëvendësministrja Nora Malaj deklaroi se ato i referohen rezultateve në lëndën e matematikës për vitin 2012-të.

“Analfabetizmi funksional është një proces ku një nxënës mund të shkojë në shkollë, mund të qëndrojë gjatë gjithë orës së mësimit dhe në fund dija e tij është minimaliste dhe jo ajo që duhet. Ndaj, MAS po zhvillon testimin e mësuesve, rezultatet e të cilit janë më se të domosdoshme në orientimin e duhur të politikave të ministrisë për hartimin e një skeme të re kualifikimi dhe trajnimi profesional të mësuesve shqiptarë”, u shpreh dje Malaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?