Sot afati i fundit, Arben Kraja paraqet kandidaturën për kreun e SPAK

Arben Kraja është anëtari i parë i SPAK që ka shprehur interesin për postin e kreut të saj ndërsa kërkesa është e tij është shoqëruar me vizionin për ndërtimin e SPAK. Sot është afati i fundit ku kandidatët për kreun e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) duhet të paraqesin kërkesën për interes.

Për këtë post pritet të kandidojnë edhe prokurorët Altin Dumani dhe Edvin Kondilli.

Pas përfundimit të afatit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të miratojë metodologjinë për përcaktimin e kandidatit fitues, ku prokurorët garues do t’i nënshtrohen një seance publike dëgjimore ku do të paraqesin edhe platformën e tyre.

Një nga prioritetet që ka drejtuesi i SPAK, me marrjen e detyrës, pritet që të zgjedhë edhe drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, strukturë kjo e cila do të jetë e varur nga SPAK-u, në hetimin e dosjeve të bujshme, e kryesisht ato që kanë të bëjnë me vepra të rënda penale, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal.

SHKARKO APP