Sot bëri vaksinën, Stroni tregon eksperiencat e pazakonta: Duhet strategji “post-covid”

Mjeku infeksionist Gent Stroni i ftuar mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në “ABC” me gazetaren Jonida Shehu kërkoi nga institucionet një strategji “post-covid”. Ai rrëfeu disa raste me pacientët e tij dhe problemet që hasin pas kalimit të koronavirusit. “Mendoj që po hyjmë në një epokë tjetër, “post covid”. A duhet një strategji për të trajtimin “post covid”? “Mendoj se po. Një paciente kishte tre javë pa fjetur gjumë pas covidit. Një tjetër kishte një gjendje ankthi të shtuar” tha ai.

Mjeku i njohur tregoi edhe disa eksperienca të tjera me pacientët që kanë kaluar koronavirusin. “Unë shikoj edhe te pacientë të tjerë që i trajtoj në shtëpi, ata që janë pasdite. Dhe tashmë marr kontakte me ata që e kanë kaluar dhe i pyes cila është dita më e keqe gjatë covid, dhe ata njëzëri përmendin disa shenja që lidhen me aspektin psikiatrik.

Jo më kot patëm humbje, pacientë që kryen vetëvrasje. Është një goditje e covid-it. Disa thanë “Nuk e dinim se ku ishim” në ditën më të keqe. Këto elementë të lënë të kuptosh, janë persona të ndryshëm që shprehin të njëjtën gjë” tha ai.

Gent Stroni sot bëri vaksinën kundër koronavirusit, por si ndihet? “Deri tani nuk kam efekte anësore. Cilado që të jenë efektet anësore do të jenë shumë herë më pak sesa shohim përditë cfarë covid-i bën. Janë të pallogaritshme dëmet që covid-i bën” tha ai.

SHKARKO APP