“Sot botën e lëviz paraja, vendet e varfëra do të sigurojnë vaksinën më vonë” flet mjeku nga Italia
Në një lidhje përmes Skype për ”Ora News” me gazetaren Eneida Ndoci ka qenë mjeku shqiptar në Itali, Arben Gjeka i cili ka folur për skemën globale të shpërndarjes së vaksinës kundër Covid-19 në shtetet e varfëra.
Ky proces sipas mjekut mund të përfundojë në vitin 2024 pasi si fillim me vaksinën anti-covid do të pajisen shtetet të cilët kanë investuar në prodhimin e saj.
Një ndër vendet të cilët do e përfitojnë vaksinën me vonesë është edhe Shqipëria e cila bën pjesë në 97 vendet e botës që kanë porositur një numër vaksinash.
“Sot botën e lëviz paraja. Shtetet e fuqishme kanë investuar në prodhimin e vaksinës dhe pretendojnë të kenë të parët vaksinën për qytetarët e tyre. Kjo është normale, sigurisht që vendet që janë më të varfëra rrezikojnë që të kenë vaksinën pak më vonë. Më duket se Shqipëria është futur në grupin e Covax aty ku janë 97 vendet e botës që kanë porositur një numër vaksinash. Në këtë grup ku nuk bën pjesë, Amerika dhe Rusia nuk ka transparencë në lidhje me kontratat që kanë bërë. Kam parë në televizor që kryeministri, Edi Rama shkoi në Amerikë për të kontaktuarr me shoqërinë farmaceutike për punën e vaksinës por, e thashë dhe më parë kush ka investuar më shumë ka të drejtën të marrë më shpejt vaksinën.
Sigurisht, që në rrezik janë vendet e varfëra që do i marrin vaksinat me shumë muaj vonesë. Impakti që do të ketë mbi pandeminë do të jetë jo i mirë por, përderisa numri i vaksinave ka një llojë rritmi të kufizuar pra nuk mund ta përballojë të gjithë kërkesën botërore, këto janë rregullat që janë vendosur, këto janë konratat që janë bërë dhe ky është rezultati.
Por, ky diferencim duket që do të ndikojë negativisht pasi bëhet fjalë për një kohë shumë të gjatë, pra bëhet fjalë për 3 vite më vonë.
“Parashikimet janë për 2024 që të mbarojë procesi i vaksinimit. Por, këto janë vetëm parashikime pasi mund të mbarojë në fund të vitit 2022-2023 këtë nuk mund ta dimë ende, varet nga kapaciteti prodhues i ndërrmarjeve farmaceutike dhe varet nga fuqia ekonomike e çdo shteti”
Ai gjithashtu bëri të ditur se dozat e para të vaksinës Pfizer do të jenë gati për Italinë në mes të muajit janar ku si fillim që do t’u ofrohen punonjësve të sistemit shëndetësor, forcave të rendit e grupmoshave më të ndjeshme të popullsisë.