Sot çadrat me vete, njihuni me parashikimin e motit

Edhe sot do të vazhdojnë reshjet e shiut në vendin tonë. Reshjet herë pas here do të jenë në formë e shtërngatave, ndërsa në zonat e thella malore do ketë reshje dëbore. Sipas parashikimeve moti i paqëndrueshëm do vazhdojë deri të dielën.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 00ºC deri në 06ºC, në zonat e ulëta nga 04ºC në 12ºC dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 13ºC.

Era do të fryej në drejtim Jugperëndimor me forcë valëzimi 4 ballë. Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu dhe dëbore. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 07ºC dhe në zonat e ulëta nga 01ºC në 09ºC.

SHKARKO APP