Sot ceremonia mortore e 3 punonjësve të bashkisë, opozita shkon në Mat

3 punonjësit e Bashkisë së Matit, të cilët u vranë dje nga një 51-vjeçar, ku shkak i ngjarjes u bë rruga e fshatit Shëlli, do të përcillen sot për në banesën e fundit. Mentor Hoxha, (i vrarë në vend) Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi (ndërruan jetë në spital) mbetën viktima të sulmit me armë, krim për të cilin u arrestua Kujtim Koxha, ish-kryetar i PS për këtë zonë.

Ndërkohë, i plagosur mbeti shtetasi Astrit Hani. Në ceremonitë mortore të tre viktimave marrin pjesë stafi i Bashkisë Mat, këshilltarë, përfaqësues të PD te kryesuar nga kryedemokrati Lulzim Basha, deputeti i LSI-së Përparim Spahiu si dhe Don Gjergji. Varrimi i tre punonjësve do të bëhet i ndarë, pasi ata jetonin në fshatra të ndryshme, konkretisht në; Zonisht, Burgajet, Shëlli. Rreth orës 17:00 në Mat për të vizituar familjarët e viktimave do të shkojë edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.

NGJARJA GJATË DREKËS
Ndërsa kishin qenë duke punuar për hapjen e rrugës punonjësit janë konfliktuar me shtetasin Kujtim Koxha. Por sherri verbal ka zgjatur disa minuta më pas Koxha është larguar. Punonjësit janë ulur për të ngrënë drekë në një lokal të vogël të zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa kanë qenë duke drekuar, autori i dyshuar Kujtim Koxha është kthyer me një automatik rreth orës 14:00 dhe ka qëlluar drejt tyre duke vrarë në vend Mentor Hoxhën dhe plagosur tre të tjerët. Erzen Alija dhe Hamit Buçi u transportuan në Spitalin e Traumës në kryeqytet për mjekim më të specializuar. Rreth 2 orë pasi u qëllua me automatik Erzen Alija dhe Hamit Buçi ndërruan jetë në spital. Policia arrestoi autorin rreth dy orë pas ngjarjes, ndërkohë që familja e tij është marrë në mbrojtje për shkak të frikës nga një hakmarrje e mundshme nga familjet e tre viktimave.

Swiss Digital Mobile Reklama

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?