Sot deri në 17:30 për të bërë pazaret. Shqipëria në izolim për 50 orë
Disa ditë më parë, qeveria publikoi urdhrin e ri të lëvizjes. Nga ora 05:00 deri në 17:30 nisi të lejohet aktiviteti në pikat e shitjes së produkteve ushqimore me pakicë dhe shumicë, pikat e tregtisë së barnave, produkteve mjekësore dhe institucionet financiare.
Pazari do të vazhdojë të bëhet për 90 minuta në ditë vetëm nga një familjar. Kufizimi në fundjavë do të vazhdojë, por kësaj here mbyllja nis të premten në orën 17:30 deri të hënën në 05:00 të mëngjesit.
Përjashtohen nga ky rregull mjetet e transportit të mallrave dhe produkteve ushqimore, Policia, Forcat e Armatosura, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike, si dhe shërbimet në banesë, si shpërndarja e ushqimeve apo produkteve të tjetra.