Sot, dita e fundit e javës me mot të paqëndrueshëm. Sa do shkojnë temperaturat minimale?

Për ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Temperaturat parashikohen:në zona malore -2 deri 6°C,në zona e ulëta 0 deri 12°C,në zona bregdetare 4 deri 12°C.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe me alternime kthjellimesh në zonën e qendrës dhe veriut deri në orët e mesditës. Më pas mot me vranësira të dendura në të gjithë territorin. Vranësirat e dendura do të shoqerohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive fillimisht në zonën e jugut dhe më pas reshjet e shiut me intensitet të ulët shtrihen në zonën e qendrës dhe verilindje.

Në lartësinë mbi 700 metër në juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar. Në relievet e tjera malore në lindje e verilindje të vendit në lartësitë mbi 1000 metër reshje të dobta bore.

Moti përmirësohet (ditën e enjte) nesër.

SHKARKO APP