“Sot do humbja veten dhe familjen”, këngëtari shqiptar shpëton “për një fije floku”
Këngëtari shqiptar nga Kosova, Labinot Rexha fatmirësisht ka shpëtuar nga një aksident që mund të kishte rezultuar tragjik.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se sot u përfshi në një aksident, i cili rrezikoi atë bashkë me familjen e tij.
Postimi:
Oh zot faleminderit që shpetova familjen dhe vetën! Një aksident pesova sot në mengjes , rrugës për zvicër dhe fal zotit shpetuam nga një largesi 100 metra , sot kuptova qe pasuria, Fama nuk është azgjë, oh Zot begatoje at person qe i ka bër keto bariera se sot sigurt do humbja veten dhe ter familjen Nuk kishte azgjë me keq kur 3 minuta nuk degjova zerin e familjes , kujtova se i humba ne ujë , por degjova zerin e Djalit tim te vogel Aliun me tha qe jam mir, oh zot faleminderi faleminderit faleminderit , ti je meshirues meshirberës.
Bashkëngjitur, ai ka postuar dhe fotot e makinës dhe vendin ku ndodhi aksidenti:

KOHA JONË SONDAZH

