Sot do t’u shembin shtëpitë, Bregu i Lumit proteston me zjarr: Hajdeni po jua mbajti!

Banorët e Bregut të Lumit në Tiranë janë lajmëruar që sot do t’u shemben shtëpitë. Për këtë arsye, ata janë ngritur në një protestë dhe po djegin goma në rrugën përpara shtëpive të tyre, ku pritet të hyjnë fadromat e IKMT-së.

Në videon e dërguar banorët dëgjohen tek i drejtohen me kërcënim, kryebashkiakut Erion Veliaj: Hajde, po ta mbajti, hajde!

Ata janë mëse të vendosur për të mos dalë nga shtëpitë e tyre për sa kohë nuk kanë marrë asnjë lek kompensim nga shteti, i cili ua ndërpreu befas procedurat e legalizimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë zonë do të vazhdojë të ndërtohet bulevardi i ri i Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?