Sot duhet të dalë nga hoteli ku u strehua, e prekura nga tërmeti: Ku të shkojë?

Nga tërmeti i 26 nëtorit u shuan 51 jetë dhe me mijëra shqiptarë kanë mbetur në rrugë të madhe, pasi banesat e tyre u shkatërruan.

Ditën e sotme me dhjetra banorë të Laçit që ishin akomoduar në disa prej hoteleve në Shëngjin duhet të largohen nga këto ambiente.

Një grua me lot në sy ka thënë se nuk i ka marrë askush nga bashkia e Laçit, vetëm u është thënë se gjërat do të rregullohen, por nuk u kanë dhënë asgjë.

Ajo ka thënë se nuk ka ku të shkojë, pasi është nënë e tëtë fëmijë dhe se ne nga ambientet e hotelit ku është strehuar do të dalë vetëm e vdekur.

Pikëllimi i kësaj gruaje është aq i madh sa ka thënë se vetëm ti dal ndonjë makine pari i ka ngelur.

Të prekurve nga tërmeti u tha nga qeveria Rama se ata nuk ishin vetëm dhe se nuk do të braktiseshin, por kjo gjë po ndodh po tregon vetëm të kundërtën.

Fjala e saj:

Unë dal e vdekme këtu, se e gjallë jo, o me ranë në korent. Na ka thënë Majlinda që të mos dalim nga këtu, po të mos vinte ajo, ku të shkoj unë që jam nënë e 8 fëmijëve, vetëm që ti dal një makine para. Nuk na ka marrë askush nga Bashkia e Laçit, na kanë thënë që do rregullohen gjërat dhe nuk na kanë dhënë asgjë, kaq po di me thënë.

SHKARKO APP