Sot është dita e tyre, pensionistët dalin jashtë pas një muaji izolim

Prej të paktën një muaj pensionistët kanë qenë të izoluar në banesat e tyre në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së COVID-19. Por këtë të shtunë atyre u është dhënë leje për të dalë në ajrosje.

Ashtu siç ka konfirmuar edhe kryeministri Edi Rama ditën e djeshme sot në rrugët e vendit do të kenë mundësi të dalin vetëm pensionistët, por edhe këta të fundit me kufizim orari deri në 11:00 të drekës.

Ky rast duket se nuk është humbur nga të moshuarit, të cilët që në orët e para të mëngjesit kanë mbushur rrugët e qyteteve.

SHKARKO APP